Alpinizmi

 

                      Pak histori nga alpinizmi




Nuk kemi ende një studim të mirëfilltë lidhur mbi historinë e alpinizmit në vendin tonë. Kjo ndoshta ngaqë, diku e dikur në propagandën e kohës së punizmit, u shkrua se ky sport ishte “sport i viteve të partisë” dhe kështu, askush nuk u muar me të shkuarën alpinistike të vendit tonë. Personalisht, ndjej dhe gjykoj se ia vlen të pranojmë për ditëlindje të alpinizmit shqiptar, ditën kur për motive argëtuese u ngjit për të parën herë maja më e lartë e Bjeshkëve të Namuna, Jezera. Kjo ndodhi më 25 Korrik të vitit 1934.

Mbas Kongresit të Lushnjës (v. 1920) filloi një periudhë e jetës sportive kur mjaft të rinj u organizuan edhe në grupime me synime turistiko-alpinistike, ose në grupime të vogla si dashamirës të natyrës në bazë të njohjes si shokë, dhe i ranë kryq e tërthor Shqipërisë etnike për ta njohur e për tu ndjerë krenarë me të. Kish të rinj që u ngjitën edhe në male të ndryshme të vendit. Vitet 20-të dhe 30-të të shekullit të kaluar, ringjallën një romantizëm të vonuar evropjan në pjesën e Ballkanit, ku jetonë shqiptarët. Për pasojë këto vite gatuan pasione rinore edhe me dëshirën për t’i parë malet si vende argëtimi e kënaqësidhënëse. Revista të asaj kohe të tilla si “Gjurmusia”, organ i lëvizjes Gjurmusia Shqyptare, si dhe revista “Minerva”, krahas organeve te tjera të shtypit, kanë dokumenta dhe informacione të vlefshme për të hetuar fillimet e sportit të ngjitjes së malit në vendin tonë. Edhe fotografë apo stdio fotografike si Foto Pici, Foto Jakova, etj., të cilët kanë ilustruar revistat, besoj se duhen konsideruar në një studim të ardhshëm të historisë së alpinizmit në Shqipëri.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore vlen të përmendim ngjitjet e realizuara në vendin tonë nga një ekspeditë italiane me alpinistë (njëherësh studiues me tituj shkencorë) të mirëfilltë. Ata kanë bilancin ma të pasur në sasi të ngjitjeve malore në Shqipëri të realizuar ndonjëherë, deri në ditët tona, nga një ekspeditë. Nga 1 Qershor deri më 27 Shtator të vitit 1940, ata realizuan 57 ngjitje (alpinistët e studjuesit:Saturini, Mazzoni dhe Ghiglione) të majave nga më të lartat, e më të rëndësishmet e vendit tonë. Në disa prej ngjitjeve ata morën si pjestarë të grupit të ngjitjes edhe malësorë a banorë vendas, të cilët gjithashtu i ngjitën majat bashkë me alpinistët Italianë. Dy prej anëtarëvë të ekspeditës Italiane (në bazë të njohurive të mija) pas përfundimit të ekspeditës na dhanë botime. Botimi i Dr. Luigi Saturini-t “Spedizione alpinistica italiana nelle Alpi Albanesi” 1940 – XIX” u botua në vitin 1941. Për vlerat alpino-turistike të maleve Shqiptare dhe përshkrime të itenerarëve drejt majave (bashkë me një studim që meret me Rapsodët e malevet shqiptare prej Nicola Lo Russo Attoma) u shkrua nga Piero Ghiglione në botimin e tij të përkthyer në shqip “Malet e Shqipnis” (Botime të DISTAPTUR-it në Tiranë).

Pas luftës së dytë botërore, orientimet e partisë në pushtet, ishin në rradhë të parë për lëvizje sportive masive dhe kjo bëri që të realizoheshin ngjitje malore kryesisht me sa ma shumë pjesëmarrës në itenerarë të njohur (të thjeshtë) drejt majave të maleve si në Bjeshkët e Namuna, ashtu edhe në zona të tjera malore. Pati edhe veprimtari të formës garuese, nën emërtesën alpinizëm, me ngjitje në majën e Dajtit e me nisje nga Sheshi Skëndërbe, por këto të fundit duke mos qenë alpinizëm, por maratonë malore, patën jetë të shkurtër në kalendarin alpinistik.

Bum cilësor alpinizmi në Shqipëri filloi të marë nga viti 1956 e më pas. Më Korrik të këtij viti në fshatin Theth u organizua e para “shkollë” për mësimin e njohurive teknike të alpinizmit. Organizator e drejtues i saj ishte Minella Kapo. Kjo lloj shkolle u orgazanizua rregullisht për çdo vit deri në vitet 70-të, madje u organizuan edhe kurse alpinistike në sezonin dimëror duke filluar nga viti 1958 në Malin e Dajtit, fillimisht vetëm me studentë universitarë. Këto lloj kursesh alpinistike, krijuan mundësinë që të rrinjtë të marrin njohuritë e domosdoshme teknike për të ndërmarrë itenerarë më të vështirë drejt majave të maleve. Kjo bëri, që gradualisht të ngjiten një nga një majat ma të larta të maleve nga të rinjtë e kohës si gjatë sezonit veror, edhe atij dimëror. Në vitet 1959 e 1960 u realizuan edhe veprimtari alpinistike verore, si brenda e jashtë vendit, me alpinistë gjermanë, çekë e sovjetikë,të cilat vlejtën në përvojën e atij brezi alpinistësh. Përvoja gjermane në këto veprimtari u bë modeli udhëheqës i alpinistëve të viteve 60-të si dhe më pas.

    Per te pare me shume kliko KETU

Burimi

http://www.shbat.org/ 

 

Comments

Popular posts from this blog

Si lindi loja e futbollit

Ciklizmi

Historia e lojes se futbollit