Si lindi loja e futbollit

                                                        Etimologjia

Ka shpjegime të shumëllojshme për origjinën e fjalës futboll. Hamendësohet gjerësisht se fjala futboll i referohet veprimit të gjuajtjes së topit me këmbë. Ekziston edhe një shpjegim alternativ, sipas të cilit futbolli iu referua fillimisht varietetit të lojërave në Evropën mesjetare, të cilat luheshin me këmbë.                                                                                                                                                              

Historia e hershm

Grekët e lashtë dhe romakët njiheshin për lojërat e shumta me top, disa prej të cilave përfshinin edhe përdorimin e këmbëve. Loja romake Harpastum besohet se ka përshtatur shumë nga një lojë e vjetër greke e quajtur Episkyros, që përmendet në një dramë të vitit 388-311 para Krishtit. Këto lojëra duket se kanë të përbashkëta me futbollin ragbi. Ciceroni romak përshkruan rastin e një burri që u vra teksa rruhej tek berberi, për shkak të një topi që u qëllua brenda berberhanes.

Lojërat romake e përdornin ndërkohë topin e mbushur me ajër. Loja Episkyros e grekëve të lashtë është njohur nga FIFA si një formë e hershme e futbollit. Sipas të njëjtit burim, cuju është forma më e hershme e futbollit, që është vërtetuar edhe shkencërisht. Cuju shfaqet në formën e një manuali për ushtrime ushtarake në shekujt III dhe II para Krishtit.

Prova të dokumentuara të futbollit mund të gjenden edhe në manualin ushtarak kinez që Zhan Guo Ce hartoi në shekujt III dhe I para erës së re.

Aty përshkruhet një praktikë e njohur si cuju që fjalë për fjalë përkthehet “qëllo topin”. Loja rezultonte në qëllimin e një topi lëkure në një vrimë të vogël të një cope mëndafshi që mbahej e qëndrueshme me shkopinj bambuje dhe varej nëntë metra mbi tokë.

Gjatë Dinastisë Han, lojërat cuku u standardizuan dhe u vendosën rregulla. Variacione të ndryshme të kësaj loje u përhapën në Japoni dhe Kore, të njohur respektivisht si kemari dhe chuk-guk.

Ka një numër të madh referencash tradicionale, të lashta dhe prehistorike të lojërave me top, të luajtura nga njerëzit e lashtë në vende të ndryshme të botës. Për shembull, në vitin 1586, burrat e një anije të komanduara nga eksploruesi anglez i njohur si John Davis, shkuan në breg për të luajtur një formë të futbollit me eskimezët në Grenlandë.

Burimi

https://telegrafi.com/  

Comments

Popular posts from this blog

Ciklizmi

Historia e lojes se futbollit